Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka reaguar pas eliminimit të Zvicrës në çerekfinale të “Euro 2024”.
Shaqiri të dielën përmes rrjeteve sociale i ka falënderuar të gjithë tifozët që ishin në përkrahje të Zvicrës në “Gjermania 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit për mbështetjen kudo në botë”, ka shkruar Shaqiri.
32-vjeçari luajti 60 minuta ndaj Skocisë dhe realizoi supergol. Ndërsa në çerekfinale ndaj Anglisë, sulmuesi i Chicago Fire u inkuadrua në pjesën e dytë të vazhdimeve. Për minutat që i kishte në dispozicion Shaqiri bëri disa pasime vendimtare, e madje e goditi edhe traversën me goditje direkt nga këndi. Shaqiri ekzekutoi edhe penalltinë e tretë për Zvicrën.