Autoritetet shëndetësore të Finlandës kanë zbuluar rritje të rasteve me koronavirus të gjurmuara nga tifozët që janë kthyer nga Rusia pas ndeshjes së zhvilluar në St. Petersburg në “Euro 2020”
Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie i Finlandës ka kërkuar që “të gjithë pasagjerët që kanë udhëtuar nga St. Petersburgu në Finlandë me çfarëdo kompanie të autobusëve, të testohen për koronavirus”. Finlanda i luajti dy lojë të grupit në St. Petersburg. U ballafaqua me Rusinë më 16 qershor dhe me Belgjikën të hënën. Së paku dy mijë finlandez kanë udhëtuar në qytetin rus për këto ndeshje.
Finlanda përfundoi në vendin e tretë në grupin e vet dhe u eliminua. Rusia u eliminua po ashtu pasi përfundoi e fundit.
St. Petersburgu ishte nikoqir i gjashtë ndeshjeve në fazën e grupeve të turneut dhe do të jetë mikpritëse të premten, në njërën nga katër çerekfinalet.