Finlanda po mbyll kufirin e saj për turistët rusë nga e premtja – fqinji i fundit i Moskës në BE që e bënë këtë.
Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania mbyllën kufijtë e tyre për turistët rusë në fillim të këtij muaji.
Por rusët do të lejohen të vizitojnë familjen ose për punë dhe studime në Finlandë, tha ministri i Jashtëm, shkruan BBC-ja.
Vendimi vjen pasi numri i rusëve që mbërrinin në kufi u rrit pas një thirrjeje prej 300.000 rezervistësh ushtarakë nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Radhët janë krijuar në pikat kufitare ndërsa njerëzit përpiqen të ikin, duke përfshirë radhët e gjata në kufirin e Rusisë në Gjeorgji, e cila nuk kërkon vizë për udhëtim.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometra me Rusinë dhe kërkon vizë, gjithashtu raportoi një rritje të njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin pas mobilizimi të pjesshëm.
Duke folur të enjten, ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha në një konferencë për shtyp se urdhri i mobilizimit kishte “një ndikim të rëndësishëm” në vendimin e tij.
“Vendimi synon të parandalojë plotësisht situatën aktuale të turizmit rus në Finlandë dhe transitin e lidhur përmes Finlandës”, tha ai.