Një numër shumë i madh i tifozëve të Përfaqësueses së Finlandës kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus pasi janë kthyer në shtëpi nga Rusia.
Qëkur tifozët finlandezë janë kthyer në shtëpitë e tyre, numri infektimeve me koronavirus është rritur nga 50 deri në 100 persona në ditë.
Prej këtij momenti është e “rëndësishme që të gjithë të bëjnë test”, ka thënë kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, në Samitin e Brukselit.
Më herët, tre tifozë të Përfaqësueses së Danimarkës dolën pozitivë me variantin delta të koronavirusit që është përhapur shumë në Rusi, pas ndeshjes kundër Belgjikës në Kopenhagë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjekët në Finlandë ftojnë tifozët të mos udhëtojnë drejt Rusisë
-
Rriten rastet me koronavirus në shtetin e Finlandës
-
Në Kopenhagë, tre tifozë në “Euro 2020” rezultuan me variantin indian të koronavirusit
-
Nga Gjermania kërkohet të mos udhëtohet në Londër
-
Dyfishohen rastet me COVID-19 në Premier League