Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Groan Pandev, ka folur para ndeshjeve të Kampionatit Evropian.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në këtë evropian synojnë të bëjnë befasinë. Ai thotë se me kualifikimin në “EURO 2020”, Maqedonia e Veriut, tashmë ka shkruar historinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me të arritur të kualifikohemi kemi shkruar historinë dhe jemi krenarë me atë se çfarë kemi bërë. Ambiciet tona janë të mëdha dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën dhe të jemi befasi”, deklaroi Pandev.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Austrisë të dielën nga ora 15:00.
Te Maqedonia e Veriut në “Euro 2020” janë gjashtë futbollistë shqiptarë.