Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev u ka kërkuar falje shikuesve për humbjen nga Austria, në kuadër të ndeshjes së parë të Evropianit. Pandev ka thënë se do të mundohen që gabimin e bërë të dielën, ta përmirësojnë në dy ndeshjet e ardhshme.
“Ne patëm mundësinë për një rezultat pozitiv, por nuk qëndruam deri në fund. Për ne si debutues në Evropian është përvojë e shkëlqyer. Ne luajtëm 70 minuta të shkëlqyera. Austria është fizikisht shumë më e fortë se ne që u mbajtëm mirë deri në golin e tyre të dytë. Ishim të pafat në golin e dytë. Por, ne nuk duhet të jemi të zhgënjyer. Gjasat nuk na kanë humbur, duhet të pushojmë mirë. Na pret një ndeshje e vështirë kundër Ukrainës, në të cilën duhet të luajmë hapur dhe të fitojmë sepse nuk kemi për të humbur asgjë. Sinqerisht më vjen keq për njerëzit që erdhën këtu për të na mbështetur, e që mbështetja nga ana e tyre ishte e mrekullueshme. I falënderoj nga zemra. Ne dhamë më të mirën, shpresoj se do të jemi edhe më mirë në dy ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Pandev.
-
Pandev pret që Maqedonia V. të arrijë në Botëror
-
Pandev pensionohet pas ndeshjes me Holandën
-
Pandev: Mezi presim të pranojmë gol për të filluar të luajmë siç dimë
-
Ukraina dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë për pikë pas humbjeve në ndeshjet e para
-
Pandev premton lojë të hapur dhe fitore ndaj Ukrainës