Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev luajti një tjetër ndeshje të shkëlqyeshme, vrapoi gati 10 kilometra kundër Ukrainës, nxori një penallti, por nuk mjaftoi që Maqedonia e Veriut ta shmang humbjen nga Ukraina.
Ukraina e fitoi ndeshjen 2:1, ndërsa Pandev ka thënë se “mezi presim të pranojmë gol për të filluar të luajmë siç dimë”.
Maqedonia golin e vetëm e shënoi nëpërmjet shqiptarit Ezgjan Alioski në minutën e 57-të.
“Sigurisht që pjesa e dytë ishte e mirë, por 45 minutat nuk janë të mjaftueshme për të arritur një rezultat pozitiv kur luan në Evropian. Ne filluam me kujdes, patëm një kundërsulm dhe një rast nga një aksion. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen, sepse mendoj se mund të kishim marrë një pikë. Këto janë ndeshje që për herë të parë po i luajmë në karrierën tonë. Ndeshje të tilla nuk tolerojnë improvizime, të presim për të marrë një gol dhe të fillojmë të luajmë siç dimë. Thjesht duhet të dalim në fushë, të luajmë sa më mirë dhe të argëtohemi”, ka thënë Pandev pas ndeshjes.
-
Maqedonia e Veriut bën hap të gabuar për “Euro 2024”
-
Alioski: Merituam një pikë, luajtëm mirë në pjesën e dytë
-
Ukraina dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë për pikë pas humbjeve në ndeshjet e para
-
Pandev premton lojë të hapur dhe fitore ndaj Ukrainës
-
Pandevi u kërkon falje përkrahësve të Maqedonisë së Veriut