Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Alioski: Merituam një pikë, luajtëm mirë në pjesën e dytë

Futbollisti shqiptar i krahut, Ezgjan Aloski mendon se Maqedonia e Veriut meritoi një pikë ndaj Ukrainës. Mendimin e tij e arsyeton me paraqitjen e mirë, që sipas tij, e pati Maqedonia e Veriut në pjesën e dytë.

Alioski shënoi golin e vetëm për Maqedoninë. Ai fillimisht humbi penalltinë, ndërsa nga topi i kthyer shënoi për ta ngushtuar rezultatin në 2:1, rezultat me të cilin edhe përfundoi takimi në Bukuresht.

Maqedonia e Veriut mbetet përfaqësuesja e vetme pa pikë në Grupin C.

“Në pjesën e parë duhet të kishim presion më të mirë, të ishim më agresivë dhe ky ishte problemi ynë, nuk u futëm në ritëm. Ne pësuam dy gola dhe është vështirë të kthehesh kur je duke humbure 2:0 në Evropian. Ne duhet të kishim luajtur tërë ndeshjen si në pjesën e dytë. Çdo ndeshje është e vështirë, duhet të jesh maksimalisht i përqendruar dhe serioz. Ishte e rëndësishme për ne të merrnim një pikë sot dhe me atë që treguam në pjesën e dytë merituam. Pse nuk luajtëm tërë ndeshjes si në të dytën, kjo është një pyetje, por tani po pyesim pse, sepse është thjesht futboll”, ka thënë Alioski.

Në këtë takim luajtën nga fillimi edhe tre futbollistët tjerë shqiptarë, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Visar Musliu. Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani qëndruan në stol.