Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maqedonia e Veriut bën hap të gabuar për “Euro 2024”

Maqedonia e Veriut me shumë shqiptarë në përbërje, ka bërë hap të gabuar të shtunën, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Maqedonia e Veriut u mposht të shtunën në Pragë nga Ukraina, me rezultatin 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gorgiy Sudakov shënoi për 1:0 në minutën e 30-të, kurse Oleksandr Karavaev, shfrytëzoi gabimin e portierit, dhe realizoi në portën e zbrazët në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe kapiteni Enis Bardhi e kompletuan ndeshjen te Maqedonia e Veriut. Agon Elezi luajti deri në minutën e 74-t. Arijan Ademi u inkuadrua nga minuta e 63-të, kurse Isnik Alimi ishte në bankën rezervë.

Ukraina me këtë fitore tani ka dhjetë pikë në gjashtë ndeshje të luajtura.

Maqedonia e Veriu me gjashtë ndeshje, mbetet me shtatë pikë.

Grupit i prin Anglia që ka 13 pikë në pesë ndeshje.