Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Nga Serie C në finalen e Euro 2020

Giovanni Di Lorenzo po përjeton momentet më të mira në karrierën e tij. Mbrojtësi i krahut të djathtë në katër vjetët e fundit ka bërë një progres të madh në karrierën e tij si futbollist.

27-vjeçari ka shpërblyer besimin e trajnerit Roberto Mancini, duke bërë paraqitje fantastike në “Euro 2020”.

Mbrojtësi italian në vitin 2017 ishte pjesë e skuadrës së Matera që garon në Serie C.

Pas transferimit tek Empoli dhe paraqitjeve të mira, Di Lorenzo në vitin 2019 nënshkroi me Napolin ku pas paraqitjeve të mira mori ftesën edhe nga Italia.

Di Lorenzo pritet të jetë titullar edhe në finalen e Kampionatit Evropian ndaj Anglisë.

Mbrojtësi i krahut ka luajtur në pesë ndeshje në Kampionatin Evropian.

Artikuj të ngjashëm