Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Lëndimi i De Bruynes nuk është serioz

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se lëndimi i Kevin De Bruynes nuk është serioz dhe se ai do të mbetet pjesë e skuadrës në Euro 2020.

De Bruyne është zëvendësuar herët në pjesën e dytë në fitoren 1:0 të Belgjikës ndaj Portugalisë, të dielën. De Bruyne lëndoi kyçin e këmbës së majtë, pas një ndërhyrje nga prapa të mesfushorit të Portugalisë, Joao Palhinha.

Martinez thotë se është shumë herët të dihet nëse De Bruyne do të jetë në dispozicion për çerekfinalen ndaj Italisë, që luhet të premten.

Trajneri i Belgjikës ka thënë se edhe lëndimi i Eden Hazard nuk është serioz. Ai ishte zëvendësuar vonë në ndeshjen ndaj Portugalisë për shkak të telasheve me muskuj.