Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard do të mungojnë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Italisë. Lajmi është konfirmuar nga përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez.
“Është një kohë shumë e shkurtër që ata të rikuperohen plotësisht. Ne jemi duke e bërë maksimumin që t’i kemi ata në këtë takim, por sipas të gjitha gjasave, kjo do të jetë e pamundur”, deklaroi Martinez.
De Bruyne dhe Hazard u lënduan në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë. Ndeshja Belgjikë – Itali luhet të premten nga ora 21:00.
Artikuj të ngjashëm