Mesfushorët Kevin De Bruyne e Eden Hazard, sipas të gjitha gjasave do t’i mungojnë Belgjikës në ndeshjen çerekfinale të “Euro 2020” kundër Italisë.
Mediumet belge kanë raportuar se De Bryune e Hazard nuk ishin të pranishëm në stërvitjen e së mërkurës, pasi thuhet se ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet.
Ata janë stërvitur në palestër.
Si Hazardi, ashtu edhe De Bryune u lënduan në fitoren 1:0 të Belgjikës kundër Portugalisë në 1/8 e finales të Evropianit.
Ndeshja çerekfinale ndërmjet Belgjikës dhe Italisë, zhvillohet të premten në stadiumin “Allianz Arena” në Munich prej orës 21:00.
Artikuj të ngjashëm