Franca ka tre lojtarë të lënduar që mund të mungojnë në ndeshjen e së hënës ndaj Zvicrës në një të tetën e finales së Euro 2020.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka thënë se mbrojtësit Lucas Digne dhe Jules Kounde si dhe sulmuesi Marcus Thuram “me gjasë nuk do të jenë në dispozicion” për ndeshjen në Bukuresht.
Deschamps ka thënë se Lucas Hernandez duhet të jetë në gjendje të luaj pasi ka sanuar lëndimin e gjurit, raporton AP.
Franca tashmë po bën llogaritë pa sulmuesin Ousmane Dembele. Ai pësoi një lëndim të gjurit dhe nuk do të kthehet për këtë Evropian.
Artikuj të ngjashëm