Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deschamps reagon pas pyetjeve për Benzeman

Dider Deschamps ka mohuar mundësinë e rikthimit të Karim Benzemas te Franca për finalen e Kupës së Botës.

Ai u pyet sërish të shtunën për rikthimin e mundshëm, por Deschamps ka thënë se nuk merret me ftesa, lojtarë apo ish-lojtarë të cilët janë të lënduar.

“A e keni përhapur këtë lajm te gazetarët e huaj? Nëse nuk përgjigjen, ju do të thoni se jam i nervozuar. Dua t’u sqaroj diçka. Kam lojtarë të cilët janë lënduar më parë. Karimi është një prej tyre. Që nga fillimi i garës, i fundit që është lënduar është Lucas Hernandez, pas ndeshjes së parë. Që atëherë, i kam 24 lojtarë për t’i menaxhuar. A i njihni? Ky është grupi i cili prej asaj kohe. Disa do të jenë në finale, disa nuk do të jenë. Ne kemi pasur një grup të lojtarëve në fillim dhe nga ajo që ka ndodhur, i kemi humbur tre prej tyre. Christopher Nkunku u lëndua krejt në fillim, më pas Karim Benzema dhe më pas Lucas Hernandez. Mbeti grupi prej 24 lojtarëve dhe ata do të jenë të gjithë për ndeshjen kundër Argjentinës”, ka deklaruar të shtunën Deschamps në konferencën për shtyp.

Artikuj të ngjashëm