Trajneri i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps është i shqetësuar për dy mbrojtësit e krahut të majtë të lënduar gjatë ndeshjes kundër Portugalisë, në kuadër të xhiros së tretë të Euro 2020 - Grupi F.
Ndeshja përfundoi pa fitues, 2:2, por Franca humbi dy lojtarë të krahut të majtë. Lucas Hernandez u detyrua ta lë fushën pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë, edhe Lucas Digne lëndoi muskulin dhe lëshoi fushën.
Paraqitja e dy futbollistëve në një të tetën e finales të Evropianit kundër Zvicrës është në dyshim.
“Lucas ka një problem muskulor dhe do të jetë e vështirë për të”, ka thënë Deschamps.
Ditë më parë francezëve iu lëndua edhe Ousmane Dembele.
Artikuj të ngjashëm