Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

“Euro 2020” shpresë për të ardhmen e Kosovës, thotë Vokrri

Bukuria e futbollit e shfaqur në Kampionatin Evropian “Euro 2020” është rrugë shprese edhe për Kosovën, ka vlerësuar Gramozi, djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Sipas tij, shpresa për Kosovën vjen për shkak se ky kampionat ka treguar se nuk ka favoritë absolutë dhe se mund të ecin përpara kombëtare “në nivel më të ulët”.

“Edhe një ndeshje në vazhdime. Kampionat i paparashikueshëm. Favoritët herët shkuan në shtëpi. Kjo është bukuria e futbollit. S’ka favoritë absolutë. Shpejt favoritët ranë dhe ndoshta është shpresë e mirë edhe për Kosovën në të ardhmen që të ndjekim rrugën e kombëtareve ndoshta në nivel më të ulët”, ka thënë ai pas gjysmëfinales së dytë ku Anglia eliminoi Danimarkën për të prerë biletën për finale ku e pret Italia që eliminoi Spanjën.