Gramoz Vokrri ka konfirmuar se po futet në garë për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Gramoz Vokrri është djali i ish-kryetarit të FFK-së, të ndjerit Fadil Vokrri.
Gramozi në të kaluarën ka punuar në FFK, ndërsa do të jetë konkurrent i Agim Ademit për pozitën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës në zgjedhjet e 6 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gramoz Vokrri ka thënë se ka përkrahje të konsiderueshme nga klubet. Por nuk ka bërë të ditur se sa klube e përkrahin.
“Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderueshëm i klubeve ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj”, ka shkruar Gramoz Vokrri të martën mbrëma.