Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurti për Kosovën: Kemi shpresën e besimin për të ardhmen

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë shpresë e besim për të ardhmen e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova të martën u mposht nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri” për ta mbyllur ciklin kualifikues për “Euro 2024” në vendin e pestë.

Kurti e ndoqi ndeshjen së bashku me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.

“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, ka shkruar Kurti në Facebook.