Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë që tregojnë për një deficit tregtar prej 15,2% në muajin prill 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024.
Vlera e deficitit sipas këtyre t dhënave është 492,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 427,5 milionë euro në vitin 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ASK-së eksporti mbulon importin me 13,0%.
“Eksporti i mallrave në muajin prill 2025 kishte vlerën 73,8 milionë euro, ndërsa importi 566,2 milionë euro, që është një rritur prej 0,9% për eksport, si dhe një rritje prej 13,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura; 10,1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 6,8% e përbëjnë produktet minerale.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 12,9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,8% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
ASK-ja ka paraqitur edhe të dhënat e eksporteve dhe importeve të Kosovës në vendet e BE-së.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,3 milionë euro, ose rreth 34,2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 1,2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,0%), Holanda (3,0%), Italia (2,8), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 237,6 milionë euro, ose 42,0% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2,4%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (4,6%), Polonia (3,8%), etj”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu janë paraqitur edhe të dhënat për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s.
“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 33,9 milionë euro, ose 45,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,9%), Shqipëria (15,5%), Mali i Zi (7,0%), Serbia (6,0%). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,3 milionë euro, ose 13,1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,6%), Shqipëria (3,8%), Serbia (3,4%)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa vlera e eksporteve dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arrin në 14,6 milionë euro, ose 19,8%.
“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (9,5%) dhe SHBA (2,8%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
E importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 254,3 milionë euro, ose 44,9%.
“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,0%) dhe Kina (13,0%)”, thuhet në njoftim.