Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
E-sports

RigoN-i po synon me BNE-në ta kalojë fazën e Legjendave në Majorin e Parisit

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, sot zhvillon përballjen e tretë në kuadëar të fazës së Legends në Majorin që po mbahet në Paris.

Përballë do ta ketë ekipit Apeks.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BNE-ja të shtunën humbi nga ekipi ENCE 16:9, por më pas u kthye dhe mposhti ekipin numër katër në botë G2 me rezultatin 16:13.

Kundër Apeksit luan sot nga ora 13:00.

rigoN në një intervistë për “Hltv.org”, ka thënë se është i motivuar për të arritur tutje në Majorin e Parisit. Është Majori i tretë ku merr pjesë BNE-ja.

“Ne kemi mposhtur një herë Apeksin, do ta shohim. Por, ndjehem shumë optimist kundër tyre. Është Majori ynë i tretë në CS:GO, dhe ne duam të shkojmë në këtë arenë”, ka thënë rigoN.

Tetë të parat në Legends Stage shkojnë në fazën e Kampionëve. Aty luhet në sistem nokaut me tri harta. Fituesi i turneut merr 500 mijë dollarë.