Kualifikimi në fazën “Legends” të Majorit në Paris, ka bërë që Bad News Eagles, ekipi kosovar i CS:GO-së, të futet në top-20 të ekipeve në botë.
Në ranglistën e re, të publikuar nga “HLTV”, BNE-ja është e 20-a dhe është ngjitur për 11 pozita.
Ngjitja e madhe u bë falë triumfit në turneun në Danimarkë, sidomos pas fitores ndaj FaZe, që është ekipi i dytë në ranglistë, pas G2.
Pas kualifikimit për këtë garë të madhe që do të mbahet në Paris, BNE-ja fitoi përballjen me “GamerLegion” për të kaluar direkt në fazën “Legends”, që nënkupton tejkalimin e fazave fillestare.