E-sports

Disa prej aksioneve në CS: GO që mbahen në mend

Videoloja CS: GO dhe po ashtu e-sports në përgjithësi po vazhdojnë të kenë rritje të hovshme.

Në Kosovë popullariteti i CS: GO po rritet veçanërisht me paraqitjet spektakolare të ekipit kosovar Bad News Eagles. Ekipi kosovar vitin e kaluar mori pjesë dy herë në turneun më të madh Masters, në Antwerp dhe Rio.

Madje në Rio arriti të mposhte edhe ekipin legjendar FaZe.

Në faqen “Counter – Strike: Global Offensive” në Facebook është një video me 30 aksionet historike në “CS:GO”.

Në aksionin e parë shihet lojtari “S1mple”, duke e gjuajtur armën për t’i rënë në duar kundërshtarit që po priste te vendi ku kishte montuar bombën në mapin “Dust 2”. Lojtari ukrainas më pas kërceu lartë dhe i dha me pistoletë goditje në kokë kundërshtarit.

Në video ka edhe shumë aksione tjera spektakolare.

VIDEO: