Bad News Eagles ka nisur furishëm përballjen me ekipin GamerLegion, përballje kjo që vendos se cila skuadër do të shkojë në “Legends Stage” të Majorit në Paris.
Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, fitoi hartën e parë atë “Mirage” me rezultatin 16:7.
Harta e dytë është “Ancient”, zgjedhje e ekipit GamerLegion. Nëse shkohet në hartën e tretë vendimtare, atëherë do të luhet në “Vertigo”.
Fituesi i përballjes shkon në “Legends Stage”, ndërsa humbësi në “Challengers Stage”.
BNE-ja të shtunën mposhti 2:0 me harta ekipin numër dy në botë FaZe, duke siguruar kualifikimin në Majorin e Parisit.
Fituesi i Majorit të Parisit inkason 500 mijë dollarë.