Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles është duke u përballur me ekipin polak 9INE në kuadëar të turneut “CCT 2023 Online Finals 1”.
BNE-ja ka humbur në hartën e parë, atë “Ancient”, me rezultatin 16:13. Ishte zgjedhje e BNE-së.
Harta e dytë është “Vertigo” zgjedhje e 9INE. Në rast se BNE-ja fiton atëherë do të luhet edhe rundi i tretë në hartën “Mirage”.
Fituesi i turneut “CCT 2023 Online Finals 1” merr 100 mijë dollarë.