Teksti i përditësuar, 18:55 - Ashtu si pritej, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë përfshirë në listën e Zvicrës për Kupën e Botës 2026.
Emrat e Xhakës, Jasharit dhe disa futbollistëve tjerë të Zvicrës janë bërë publik të hënën.
Zbulimin e emrave, Zvicra ka zgjedhur ta bëjë duke përdorur rrjetet e saj sociale, ku secila prej videove me figura enigmatike ka emrin e fshehur të njërit prej lojtarëve.
Të martën do të zbulohet në tërësi lista prej 26 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës 2026.
Të mërkurën në konferencë për shtyp do të flas përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.
Andi Zeqiri nuk pritet të ftohet nga Yakin për Kupën e Botës.