Plot 18 lojtarë që Murat Yakin i ka përzgjedhur për Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë, kanë luajtur për Zvicrën në ngjarjen globale në të kaluarën. Kjo dëshmon që përzgjedhësi zviceran ka vendosur për ekip me përvojë dhe të dëshmuar.
Zvicrën si kapiten do ta udhëheqë Granit Xhaka. Për Xhakën, Botërori që fillon më 11 qershor është i katërti në karrierë. Ai kështu do ta barazojë rekordin e Zvicrës që e mbajnë Xherdan Shaqiri e Valon Behrami. Shaqiri e Behrami janë të vetmit lojtarë që e kanë përfaqësuar Zvicrën në katër Botërorë, ndërsa atyre pos Xhakës do t’u bashkohet edhe Ricardo Rodriguez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e përfaqësueses së Zvicrës është edhe Ardon Jashari, ndonëse mesfushori nuk shkëlqeu te Milani.
Ndryshe është situata me Xhakën, që si kapiten e udhëhoqi Sunderlandin në Premier League. Xhaka ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit.

