Suedia e siguroi vendin në fazën nokaut për herën e tetë në histori pas barazimit 1:1 me Japoninë.
Por, shënuesi i golit për Suedinë, Anthony Elanga, u pa i befasuar pas ndeshjes.
Elanga e shënoi golin e dytë në turne. Suedisë i mjaftoi një pikë për të avancuar si njëra prej përfaqësueseve më të mira të pozitës së tretë.
“Unë bërtisja, ejani mund të bëjmë më shumë. Jam krenar që avancuam, nuk e dija këtë në fund”, deklaroi Elanga.
Pas ndeshjes për këtë kanë folur edhe sulmuesi Alexander Isak dhe përzgjedhësi Graham Potter.
Edhe
Suedia barazon me Japoninë, avancojnë të dyja
Isak ka thënë se ai ishte i frustruar në fund të ndeshjes, ndërsa Potter theksoi se kjo është gjë pozitive.
“Kjo shpjegon disa gjëra. Nuk kemi mundur të ishim më të qartë se kaq. Zoti e ruajtë! E dua”, deklaroi Potter duke qeshur për këtë situatë.