Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe ndaj Suedisë. Sllovenia të premten mbrëma e ka ndalur në barazim 2:2 Suedinë në shtëpi.
Anthony Elanga i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 18-të.
Sllovenia i barazoi shifrat në minutën e 46-të me golin që e shënoi Sandi Lovric.
Yasin Ayari e kaloi në epërsi sërish Suedinë 2:1 në minutën e 73-të.
Rezultatin në 2:2 e barazoi Zan Vipotnik në minutën e 90-të.
Suedia të hënën luan me Kosovën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Sllovenia e Suedia janë në Grupin B së bashku edhe me Zvicrën dhe Kosovën.
Suedia sërish në epërsi
Suedia ka kaluar sërish në epërsi ndaj Sllovenisë.
Për 2:1 realizoi Yasin Ayari në minutën e 73-të.
Barazon Sllovenia
Sllovenia i ka barazuar shifrat ndaj Suedisë.
Për 1:1 shënoi Sandi Lovric në minutën e 46-të.
Suedia në epërsi ndaj Sllovenisë
Përfaqësuesja e Suedisë ka kaluar në epërsi ndaj Sllovenisë.
Për 1:0 realizoi Anthony Elanga në minutën e 18-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Suedia e Sllovenia janë në Grupin B së bashku edhe me Kosovën dhe Zvicrën.