Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Suedisë u bëjnë thirrje tifozëve për solidaritet pas humbjes nga Kosova

Alexander Isak kundër Kosovës

Suedia pësoi humbje 2:0 nga Kosova, në ndeshjen e luajtur në Prishtinë të hënën, në kuadër të grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026. 

Ekipi, me sulmuesit shumë të vlerësuar Viktor Gyokeres, Anthony Elanga dhe Alexander Isak, nuk arriti të shënonte në Prishtinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitja e dobët e skandinavëve shkaktoi zhgënjim të madh në Suedi. Suedezët barazuan në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Sllovenisë 2:2. 

Pas kritikave, lojtarët kanë dalë me letër të hapur drejtuar shikuesve suedez. 

“Jemi të gjithë të zhgënjyer. Fillimi i kualifikimeve të Kupës së Botës nuk i ka përmbushur pritjet. E dimë që situata është e vështirë. E dimë që ndeshjet e mbetura do të jenë vendimtare. Por ne gjithashtu e dimë se e kemi rikuperuar veten më parë. Ne kemi treguar tashmë se një Suedi e bashkuar është një forcë me të cilën duhet të llogaritet. E kemi brenda nesh. Dhe shpresa nuk na lë kurrë. Krah për krah. Dorë për dore. Hap pas hapi. Rruga është e pjerrët, por shpresa e bën të mundur”, shkruan ndër të tjera në letrën e lojtarëve të Suedisë. 

Futbollistët e Suedisë kanë falënderuar tifozët për mbështjetjen e treguar, brenda dhe jashtë vendit.

Suedia më 10 tetor në Solna e pret Zvicrën, kurse në Goteborg pas tri ditësh luan ndaj Kosovës.