Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Suedia e ka një baron në mesin e mbrojtësve

Gustaf Lagerbielke

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë prej mbretërve të futbollit që do të shkëlqejnë në Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë.

Nëse dëshironi aristokraci të vërtetë, shikoni te skuadra e Suedisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gustaf Lagerbielke, mbrojtësi 26-vjeçar që u paraqit gjithë ndeshjen në fitoren 5:1 ndaj Tunizisë, është baron nga një familje fisnike në Suedi. Babai dhe gjyshi i tij janë kontë.

Lojtarët e futbollit zakonisht kanë “prejardhje modeste”. Messi e Ronaldo, për shembull.

Jo edhe Lagerbielke.

“Është e rrallë”, tha ai në një intervistë.

Lagerbielke u rrit në Djursholm, një lagje e pasur në kryeqytetin suedez, Stokholm. Kur luante futboll si fëmijë, ai kishte stemës e familjes në mbrojtëset e këmbëve.

“Kur isha fëmijë, doja të bëhesha futbollist profesionist”, tha Lagerbielke pas ndeshjes të së dielës në Monterrey të Meksikës. “Familja më ka mësuar synimet. Familjarët janë shumë të lumtur për mua dhe shumë krenarë po ashtu”.

Trashëgimia e Lagerbielke ka qenë temë diskutimi gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka luajtur në Suedi për skuadra si AIK, Sollentuna, Vasters, Elfsborg dhe Degerfors. Luajti edhe në Skoci për Celticun dhe tani është në Portugali.

Media britanike kanë shkruar se ai është i 254-ti në radhë për fronin suedez.

“Nuk e di nëse kjo është e vërtetë”, tha mbrojtësi shtatlartë i Bragas.

“Që kjo të ndodhë, shumë njerëz duhet të largohen. Dhe nuk dua që kjo të ndodhë”.

Për momentin Lagerbielke dëshiron vetëm ta ndihmojë Suedinë që të bëhet mbretëreshë e futbollit në Kupën e Botës.

“Të shënosh një nga fitoret më të mëdha në historinë e Suedisë në Kupën e Botës është e mahnitshme”, thotë ai.