Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Rice: Të shohësh Messin duke luajtur është kënaqësi

rice

Lionel Messi shënoi dy gola të hënën në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë. 

Në ndeshjen e parë në Botëror, ylli i Inter Miamit realizoi “hat-trick” ndaj Algjerisë. 

“Është kënaqësi ta shohësh Messin duke luajtur edhe në moshën 38-vjeçare në nivel kaq të lartë”. 

Kështu ka deklaruar mesfushori i Anglisë dhe i Arsenalit, Declan Rice. 

Sipas tij, shifrat e Messit në dy ndeshjet e para janë të pabesueshme. 

Edhe Gimenez flet me entuziazëm për Messin Botërori 2026 Gimenez flet me entuziazëm për Messin

“Mendoj se ajo që po shohim tani është vërtet shumë e veçantë. Ajo që ai po bën në këtë moshë është e pabesueshme. Si tifoz futbolli, si adhurues i futbollit dhe gjithashtu si futbollist, ta shikosh atë duke luajtur është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, u shpreh Rice, shkruajnë të martën mediumet angleze. 

Messi me Argjentinën janë fitues në fuqi të Botërorit.