“Lojtarët e Paraguait ishin turp i vërtetë”, ka thënë ish-portieri i Anglisë, Joe Hart për BBC. “Nëse do të ishin në ekipin tim, do t’i nxirrja jashtë fushës”, ka vazhduar Hart.
Pasi shkatërroi të gjithë kundërshtarët e mëparshëm në këtë Botëror, Franca duhej të gjente mënyrë të re për të fituar ndaj Paraguait në natën mes të shtunës e të dielës, për të mbajtur gjallë ëndrrën për të fituar trofeun më të madh në futboll. Dhe fitorja 1:0 ndaj Paraguait u arrit me shumë mund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaguai kishe shokuar Gjermaninë duke e eliminuar në 1/16 e finales me penallti.
Por në ndeshjen në nxehtësinë ndëshkuese të Filadelfisë, lojtarët e Paraguait treguan anën e tyre të shëmtuar, shkruan BBC.
Andres Cubas i shpëtoi një kartoni të verdhë pasi u përplas me Adrien Rabiot. Juan Jose Caceres e goditi Kylian Mbappen, por nuk u ndëshkua.

Derisa Manu Kone, Bradley Barcola dhe Michael Olise të Francës u ndëshkuan me të verdhë, asnjë lojtar i Paraguait nuk u ndëshkua. Madje nuk u shfaq karton as kur Gabriel Avalos lëshoi bërrylin në barkun e Dayot Upamecanos.
“Ishte paraqitje e turpshme për t’u parë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Anglisë, Micah Richards. “Paraguai është më i mirë se kaq. Në mbrojtje lojtarët e Paraguait ishin shumë të mirë dhe nuk kishin nevojë për këto gjëra”.
Franca siguroi kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Marokun.
Momenti vendimtar ishte 20 minuta par fundit, kur Diego Gomez fauloi Desire Douen. Gjyqtari Ilgiz Tatashev u ftua të rishikoi VAR-in dhe më pas dha penallti. Paraqitja e arbitrit nga Uzbekistani është kritikuar ashpër, ndërsa ai ka ndier presionin kur tregoi në pikën e bardhë. Madje kishte përpjekje nga Gustavo Velazquez për të dëmtuar pikën e penalltisë para se Kylian Mbappe të shënonte golin e shtatë të këtij Botëror.
“Kishte disa fyerje nga stoli tjetër të cilat nuk ishin të nevojshme”, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Edhe pas fundit të ndeshjes kishte tollovi. Vleazquez u përpoq të konfrontohej me lojtarët e Francës.

Shumë njohës të futbollit kanë kritikuar paraqitjen e Paraguait. Është vlerësuar paraqitje jokorrekte, të paktën.
Franca megjithatë gjeti mënyrë për të kapërcyer futbollin e ndyrë të Paraguait.
“Ne dimë si të luajmë futboll të shëmtuar”, tha Mbappe pas ndeshjes. “Ne ishim gati. Edhe në mënyrën e tyre të lojës, ne ishim më të mirë se ata. Ky është stili i tyre i futbollit. Nuk ka mënyrë të drejtë ose të gabuar për të luajtur ndeshjen. Paraguajasit u përpoqën të na mposhtnin në atë mënyrë, por ne fituam”, ka shtuar superylli francez, që tani i ka 19 gola në Kampionate Botërore në 19 ndeshje.
Deschamps ka treguar se kishte udhëzuar lojtarët e tij të mbronin Mbappen në fazat e fundit, ndërsa Paraguai kërkonte mënyrë për t’u kthyer në lojë.
“U kërkova dy djemve më të mëdhenj të shkonin dhe të qëndronin rreth Kylianit në fund, sepse do ta rrëzonin”, tha selektori francez. “Nuk ishte e lehtë. Ata përdorën çdo gjë. Nuk është lloji i futbollit që sjell tifozë në stadium, por lojtarët e Paraguait u mbrojtën mirë. Është gjithmonë e vështirë kundër ekipeve të Amerikës së Jugut”.
Mbappe ishte shënjestër që në fillim, por ruajti qetësinë dhe reagoi duke qeshur ndaj provokimit dhe mënyrës së lojës së Paraguait.
“Më pëlqen mënyrë se si është sjellë Mbappe në këtë ndeshje. Lojtarët e Paraguait i janë vërsulur nga minuta e parë. Ai qeshte me lojtarët dhe i lejohet të jetë arrogant në këto rrethana. Nuk do të doja kurrë të luaja futboll në atë mënyrë. Arbitri nuk ndihmoi në asnjë rrethanë. Fakti që asnjë lojtar i Paraguait nuk u ndëshkua me karton është i habitshëm”, ka shtuar ish-portieri anglez, Joe Hart.
Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Thomas Hitzlsperger, tha se nuk kishte asnjë respekt për Paraguain, përkatësisht për mënyrën se si u sollën lojtarët e kësaj përfaqësueseje.
“Nëse je nga Paraguai, ndoshta të pëlqen ekipi. Lojtarët janë si luftëtarë. Nëse je francez apo tifoz neutral, nuk mund të kesh respekt për ta. Kjo nuk është vetëm e turpshme, është edhe më keq”, ka thënë Hitzlsperger.
Ryan Cherki i Francës ka thënë se ishin të përgatitur për ndeshje të ashpër.
“Ishte e rëndësishme të luanim një ndeshje si kjo gjatë Kupës së Botës për t’ua kujtuar të gjithëve se skuadra franceze mund të luajë futboll të bukur, por mund të shkojë edhe në luftë”, ka Cherki.
William Saliba tha se “Les Blues” ishin gati për Paraguain, pasi studiuan video të ndeshjeve të mëparshme të këtij ekipi.
“Kemi pritur sulme të ashpra, faulle dhe përpjekje për provokime”, ka thënë Saliba. “Duhej të qëndronim në lojë, sepse nëse do të fillonim të harxhonim energji, të futeshim në debate dhe të humbnim përqendrimin, gjërat nuk do të shkonin mirë. Nuk ishte e lehtë, por ndonjëherë ndihesh mirë të fitosh ndeshje si kjo”.
Në Kupë të Botës ka pasur përpjekje nga arbitrat për të lënë lojë më të mirë. Por çdo gjë shkoi keq për Ilgiz Tantashev.
Ai është dashur të jetë i vetëdijshëm për mënyrën se si do të luante Paraguai. Është dashur të marr masa më herët, të shfaqte autoritetin dhe të mos lejonte lojën e ashpër dhe josportive.

Në ndeshjen mes Kanadasë dhe Marokut u dhanë gjashtë kartonë të verdhë vetëm në pjesën e parë. Dhe pjesa e dytë ishte e qetë. E kundërta ishte në Filadelfi. 13 faule për Paraguain, 11 për Francën, nuk tregon vërtetë atë që ndodhi. Dhe në fund Franca avancoi me penallti të dhënë nga VAR-i, jo nga gjyqtari në fushë.