Orlando Gill e udhëhoqi Paraguain drejt fitores ndaj Gjermanisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës. Ai priti penalltitë që e ndihmuan Paraguain të kualifikohej në 1/8 e finales.
Gill ka njërin prej rrëfimeve më frymëzuese nga të gjithë lojtarët në Botëror, shkruan The Sun.
Në vitin 2018, portieri po paraqitej në nivel amator. Ai u largua nga Paraguai për në Argjentinë, me shpresë për më shumë sukses, pasi nuk iu dha rasti në klubin e qytetit.
Katër vjet më parë familja e tij po përballej me vështirësi të mëdha financiare. Gruaja e Gillit zbuloi se ai kishte shitur disa nga pajisjet e futbollit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit.
Në të njëjtën kohë djali i vogël i çiftit po luftonte për jetën e tij në spital. Kur nuk kishte lojë apo stërvitje, Gill qëndronte pranë shtratit të tij.
Edhe
Gill flet për lojën e ashpër të Paraguait ndaj Francës
Gill më në fund e fitoi rastin të shkëlqente kur San Lorenzo dështoi të firmoste me Keylor Navasin për shkak të problemeve financiare. Pasi nuk erdhi një portier tjetër, Gill u bë numër një dhe ishte aq mbresëlënës saqë mbeti portieri startues i skuadrës së madhe argjentinase. Ndërkohë u bë edhe portieri i parë i Paraguait.
Dhe të hënën mbrëma 26-vjeçari u bë superyll. U shpall lojtari i ndeshjes pasi ndali penalltitë e Kai Havertzit dhe Nick Woltemades. Dhe tani Gill mund të bëhet gati për ndeshjen tjetër në skenën më të madhe.