Sulmuesi irakian, Aymen Hussein, u vonua rrugës për në Kupën e tij të parë të Botës.
Por në debutim e bëri më të mirën e mundshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët këtë muaj nuk ishte e qartë nëse Hussein do të ishte në gjendje të garonte në Botëror. Ai dhe një anëtar tjetër i delegacionit të Irakut u ndalën për disa orë derisa po kalonin doganën amerikane në Chicago. Pas intervistimit prej shtatë orësh, Hussein u lejua të hynte në SHBA. Por jo edhe fotografi i përfaqësueses.
Të mërkurën në mëngjes, Hussein shënoi golin e dytë të Irakut në histori të Kupës së Botës. Realizoi golin e vetëm të irakianëve në disfatën 4:1 nga Norvegjia.
Hussein shënoi edhe autogol, por trajneri i Irakut, Graham Arnold, foli për anët pozitive.
“Do të preferoja të kujtoja paraqitjen e tij dhe mënyrën se si ka luajtur. Ai ka pasur disa lëndime gjatë edicionit. Është lojtar që vështirë kontrollohet në zonë. Jam shumë krenar për të”, ka thënë Arnold.
Iraku është në Kupë të Botës për herë të parë pas 40 vjetësh.
Hussein është rritur në kohën kur futbolli ofronte momente bashkimi mes trazirave në Irak. Ai ka përjetuar tragjedi personale.
Në moshën 12-vjeçare, babai i tij u qëllua për vdekje nga “Al-Qaeda” derisa po blinte materiale për ndërtimin e shtëpisë. Babai i futbollistit ishte ushtar në ushtrinë irakiane.
Disa vjet më pas, vëllai i madh i Husseinit u rrëmbye dhe nuk është parë më prej atëherë.
“Vendosa të hiqja dorë nga futbolli për t’u kujdesur për familjen time, por nëna ime refuzoi”, tha Hussein në një intervistë.
Ishte nëna që i kërkoi Husseinit të ndiqte ëndrrën e tij. Botërori paraqet realizim të ëndrrës. Por rruga për 30-vjeçarin nuk ishte aspak e lehtë.
Ai ishte lojtari më i mirë i Irakut në kampanjën e gjatë kualifikuese për Kupë të Botës. I shënoi plot 12 gola. E realizoi golin e fitores ndaj Bolivisë në mars. Me atë fitore, Iraku bëri vend në Botëror.
Hussein kryesisht ka luajtur në skuadra të Irakut, por edhe në vende si Tunizia, Katari e Maroku. Për Irakun i ka 34 gola në 96 paraqitje.