Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dy gola të Haalandit në fitoren e Norvegjisë ndaj Irakut

Haaland

Në debutim në Kupën e Botës, Erling Haaland ka dëshmuar që është për skenën më të madhe të futbollit. Superylli i Manchester Cityt i shënoi dy gola për ta udhëhequr Norvegjinë drejt fitores 4:1 ndaj Irakut.

Ndeshja u luajt në natën mes të martës e së mërkurës, sipas kohës në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haaland shënoi në minutën e 29-të për 1:0 dhe në minutën e 43-të për 2:1. Aymen Hussein i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 39-të.

Leo Ostigard realizoi golin e tretë për norvegjezët në minutën e 76-të, kurse autogoli i Aymen Husseinit vendosi rezultatin përfundimtar, 4:1, në minutën e 96-të.