Jamal Musiala ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Gjermania që të mos bëjnë më gabime, duke theksuar se ekipi duhet të mësojë nga humbja dhe të jetë më i përqendruar në ndeshjet e ardhshme.
Gjermania u mposht 2:1 nga Ekuadori në xhiron e fundit të Grupit E. Gjermania e përfundoi garën grupore në pozitën e parë me gjashtë pikë, me dy fitore dhe një humbje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i Bayern Munchenit u shpreh se Gjermania nuk mund të lejojë gabime të tilla në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
“Duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe të përgatitemi për fazën e rëndësishme të këtij turneu. Nuk mund të lejojmë më të bëjmë gabime siç bëmë, duhet të fitojmë ndeshjen tjetër”, u shpreh mesfushori ofensiv, shkruan të premten “Reuters”.
Edhe kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, që është edhe bashkëlojtar me Musialan te Bayerni, nuk ishte i kënaqur me mënyrën e pësimit të golave.
“Është e qartë se nuk mund të përballojmë një tjetër humbje. Nuk mund të vazhdojmë të pësojmë një ose dy gola në çdo ndeshje”, ka thënë Kimmich.
Gjermania më 29 qershor e luan ndeshjen e 1/16 të finales në Boston.