Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Tielemans çon tutje Belgjikën me përmbysjen dramatike

1 muaj më parë / 2 kor 2026 00:53
Tielemans çon tutje Belgjikën me përmbysjen dramatike

Youri Tielemans fitoi penallti në minutën e 122-të. U ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe penalltia në të mirë të Belgjikës u dha pas rishikimit të situatës në VAR. Tielemans e mori përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë dhe realizoi për mrekulli në minutën e 125-të. 

Dhe me golin e Tielemansit, i cili e shënoi edhe një tjetër në kohën e rregullt, Belgjika fitoi 3:2 pas vazhdimeve, ndaj përfaqësueses së Senegalit. Ndeshja e zhvilluar në Seattle nisi të mërkurën mbrëma dhe u mbyll pas mesnate. 

Belgjika pas fitores dramatike ndaj Senegalit, në raundin tjetër të fazës nokaut e pret fituesen e ndeshjes SHBA – Bosnjë-Hercegovina. 

VIDEO: RASTET DHE GOLAT

Senegali ishte fare pranë avancimit tutje pasi krijoi epërsi prej 2:0. Habib Diarra në minutën e 25-të dhe Ismaila Sarr në minutën e 51-të i shënuan golat. 

Rikthimi i Belgjikës erdhi nga minuta e 86-të kur shënoi zëvendësuesi Romelu Lukaku. Tielemans i barazoi shifrat në minutën e 89-të për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Në 15 minutat e para të vazhdimeve nuk pati gola, ndërsa në minutën e pestë të shtesës, Tielemans u bë hero i belgëve pasi ishte i pagabueshëm nga penalltia. 

Ky ballafaqim u zhvillua në Seattle.

Tielemans, hero i Belgjikës

1 muaj më parë / 2 kor 2026 00:39
Tielemans, hero i Belgjikës

Belgjika ka bërë përmbysje dramatike të rezultatit në ndeshjen ndaj Senegalit. 

Fitoi penallti në minutën e 122-të të ndeshjes. 

I saktë nga penalltia që u ekzekutua në minutën e 125-të ishte Youri Tielemans. 

Tielemans e fitoi penalltinë që u dha vetëm pas rishikimit të situatës në VAR. Tielemans u ndal në mënyrë të palejuar në zonë.

Vazhdimi i parë mbyllet pa gola

1 muaj më parë / 2 kor 2026 00:23
Vazhdimi i parë mbyllet pa gola

Pa gola është mbyllur vazhdimi i parë prej 15 minutash mes Belgjikës dhe Senegalit. 

Rezultati aktualisht është 2:2.

Superndeshja në Seattle shkon në vazhdime

1 muaj më parë / 2 kor 2026 00:00
Superndeshja në Seattle shkon në vazhdime

Superndeshja që po luhet në Seattle mes Belgjikës dhe Senegalit ka shkuar në vazhdime. 

Senegali ndonëse ishte në epërsi 2:0, ka pranuar dy gola të shpejtë në fundin e ndeshjes dhe koha e rregullt u mbyll 2:2. 

Vazhdimet do ta përcaktojnë fituesin. Nëse rezultati nuk ndryshon, përfaqësuesja që avancon do të përcaktohet me penallti.

E pabesueshme, Belgjika barazon rezultatin

1 muaj më parë / 1 kor 2026 23:52
E pabesueshme, Belgjika barazon rezultatin

Belgjika e ka barazuar rezultatin në 2:2 dhe ka befasuar të gjithë. 

Youri Tielemans shënoi në minutën e 89-të me asistim të Leandro Trossard.

Lukaku shënon, i jep shpresë Belgjikës

1 muaj më parë / 1 kor 2026 23:49
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku i ka dhënë shpresë Belgjikës me golin që e shënoi në minutën e 86-të. 

Rezultati është 2:1 në të mirë të Senegalit.

Edhe pesë minuta lojë, Belgjika pranë eliminimit

1 muaj më parë / 1 kor 2026 23:46
Belgjika

Kanë mbetur vetëm edhe pesë minuta lojë në ndeshjen Belgjika – Senegali.

Belgjika është pranë eliminimit, pasi Senegali është në epërsi 2:0.

Pavarësisht ndryshimeve në pjesën e dytë në formacion, përzgjedhësi Rudi Garcia dhe lojtarët që ai i udhëheqë, nuk kanë arritur të bëjnë ndryshim.

Sherr mes Tielemansit dhe Trossardit

1 muaj më parë / 1 kor 2026 23:34
Sherr

Youri Tielemans dhe Leandro Trossard kanë pasur pakënaqësi mes vete.

Teksa gjyqtari e ndali lojën për pauzën e freskimit, Tielemans është parë në pamjet televizive duke diskutuar ashpër me Trossardin.

Belgjika është duke humbur 2:0 dhe është në prag të eliminimit nga Kupa e Botës.

Senegali shënon sërish

1 muaj më parë / 1 kor 2026 23:18
sen

Senegali ka shënuar tjetër gol ndaj Belgjikës. 

Ismaila Sarr gjuajti fuqishëm nga zona dhe realizoi për mrekulli për 2:0, në minutën e 51-të. 

Moussa Niakhate asistoi nga një distancë shumë e largët.
 

Mbyllet pjesa e parë, Senegali në epërsi

1 muaj më parë / 1 kor 2026 22:52
senegali

Senegali e ka mbyllur në epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Belgjikës. 

Habib Diarra realizoi në minutën e 25-të. 

Senegali në pjesën e parë e qëlloi dy herë shtyllën. Nga topi i kthyer prej shtyllës së dytë, të cilën e goditi Ismaila Sarr, realizoi Diarra nga afërsia. 

Belgjika tentoi t’i barazonte shifrat, por nuk u shfaq shumë rrezikshëm para portës.

Senegali në epërsi ndaj Belgjikës

1 muaj më parë / 1 kor 2026 22:26
Senegali

Senegali ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës 1:0. 

Në minutën e 25-të të ndeshjes, Habib Diarra realizoi pas topit të kthyer nga shtylla. 

Shtyllën pas gjuajtjes me kokë e qëlloi Ismaila Sarr.

Rast i artë për Senegalin

1 muaj më parë / 1 kor 2026 22:15
Rast i artë për Senegalin

Senegali ka pasur rast shumë të mirë me sulmuesin e rrezikshëm, Ismaila Sarr. 

Pas topit jo mirë të larguar nga portieri Thibaut Courtois, Sarr nuk realizoi në portën e zbrazët në minutën e 13-të.

Dhjetë minuta lojë, Belgjika më kërkuese

1 muaj më parë / 1 kor 2026 22:11
bel

Photo: Associated Press

Kanë kaluar dhjetë minuta lojë të ndeshjes Belgjika – Senegali. 

Belgjika ka qenë më kërkuese në fillim të ndeshjes. 

Mundësi shënimi pati Leandro Trossard. 

Por, gjuajtja e tij në minutën e nëntë u prit nga portieri senegalez, Mory Diaw.
 

Befasi në formacionin e Belgjikës, mungon Lukaku

1 muaj më parë / 1 kor 2026 20:56
Romelu Lukaku

Sulmuesi i rrezikshëm i Belgjikës, Romelu Lukaku, do ta nis ndeshjen ndaj Senegalit nga banka rezervë. 

Ky ballafaqim që luhet në Seattle, nis në orën 22:00, dhe i takon 1/16 së finales së Kupës së Botës. 
Përzgjedhësi Rudi Garcia ka vendosur për emra të tjerë në sulm, duke mos e përfshirë sulmuesin e rrezikshëm. 

Ndërkohë, Sadio Mane e udhëheqë sulmin e Senegalit.

Formacioni i Belgjikës: 

Courtois, Theate, Mechele, De Cuyper, Castagne, De Bruyne, Tielemans, Vanaken, Trossard, Doku, De Ketelaere

Formacioni i Senegalit: 

Diaw, Jakobs, Diatta, Niakhate, I. Gueye, Ciss, Diarra, Gueye, Mane, Ndiaye, Sarr