Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

I jashtëzakonshmi Kane e dërgon Anglinë tutje

1 muaj më parë / 1 kor 2026 20:01
harry kane

Harry Kane e ka udhëhequr Anglinë drejt kalimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Kapiteni Kane i shënoi dy golat e fitores 2:1 të Anglisë ndaj Kongos, të mërkurën mbrëma në Atlanta. 

Dy golat e fitores në 1/16 e finales, Kane i realizoi në pjesën e dytë. Tani në raundin tjetër të garës, Anglinë e pret Meksika. 

“Tre Luanët” u befasuan në minutën e shtatë, me golin që e shënoi Brian Cipenga. 

Anglia provoi shumë në tërë pjesën e parë dhe nisi furishëm edhe në pjesën e dytë. 

Por, golin e barazimit e realizoi vetëm në minutën e 75-të. 

Kane shënoi për 1:1 me kokë nga afërsia, me asistim të Anthony Gordonit. Gordoni ishte asistues edhe në golin e dytë për kapitenin Kane, që realizoi gol shumë të bukur me gjuajtje të fuqishme. 

Sulmuesi i Bayern Munichut tani i ka 13 gola në turne të Kupës së Botës. Pesë prej tyre i ka realizuar në Botërorin 2026, që po organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Ndeshjen ndaj Meksikës, Anglia e luan më 5 korrik.

Anglia përmbys rezultatin, Kane shënon sërish

1 muaj më parë / 1 kor 2026 19:51
Harry Kane

Harry Kane e ka shënuar edhe golin e dytë për Anglinë që është duke fituar 2:1 ndaj Kongos.

Kane realizoi për 2:1 në minutën e 86-të.

Goooool, Anglia barazon rezultatin

1 muaj më parë / 1 kor 2026 19:39
Harry Kane

Harry Kane e ka shënuar golin e katërt për Anglinë në Kupën e Botës.

Anthony Gordon asistoi, ndërsa Kane realizoi me kokë në minutën e 75-të.

Shumë raste por Anglia ende pa gol

1 muaj më parë / 1 kor 2026 19:21
Anglia

Disa futbollistë të Anglisë patën mundësi shënimi në dhjetë minutat e para të pjesës së dytë.

Por “Tre Luanët” ende nuk kanë shënuar.

Jude Bellingham e Marcus Rashford patën mundësitë më të mira, por pa sukses.

Mpasi-Nzau i jashtëzakonshëm, Kongo me epërsi në pjesën e parë

1 muaj më parë / 1 kor 2026 18:54
Mpasi-Nzau

Mpasi-Nzau ka qenë i jashtëzakonshëm te Kongo në portë dhe ka ndalur disa tentime të futbollistëve anglezë. 

Dhe Kongo ka shkuar në pushim me epërsi 1:0 ndaj Anglisë. 

Brian Cipenga e shënoi golin e minutës së shtatë dhe rezultati nuk ndryshoi, ndonëse “Tre Luanët” provuan shumë. 

Jude Bellingham, Harry Kane dhe Marcus Rashford patën disa mundësi të arta shënimi. Por ishte portieri i Le Havres që i ndali tentimet e tyre.

Portieri i Kongos, meritor për rezultatin ndaj Anglisë

1 muaj më parë / 1 kor 2026 18:49
Mpasi-Nzau

Portieri Mpasi-Nzau ka bërë mrekulli në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Anglisë.

I pati disa pritje vendimtare.

Në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, e ndali sërish Jude Bellinghamin.

Bellingham tentoi me kokë, por portieri i Le Havres ishte i saktë në ndërhyrje.

Kongo i afrohet golit, qëllon shtyllën

1 muaj më parë / 1 kor 2026 18:45
Harry Kane

Kongo i është afruar golit të dytë në ndeshjen ndaj Anglisë. Yoane Wissa ka qëlluar shtyllën në minutën e 42-të. 

Nga ana tjetër, Harry Kane ka kërkuar penallti. Gjyqtari e vlerësoi simulim.

Anglia rrit intensitetin e lojës por nuk shënon

1 muaj më parë / 1 kor 2026 18:37
Anglia rrit intensitetin e lojës por nuk shënon

Anglia nuk ka shënuar as në minutën e 35-të të ndeshjes, ndonëse e ka rritur shumë intensitetin e lojës për ta barazuar rezultatin ndaj Kongos. “Tre Luanët” patën dy raste të njëpasnjëshme. 

Harry Kane fillimisht tentoi por nuk realizoi, e më pas edhe Marcus Rashford gjuajti por nuk e dërgoi topin në rrjetë.

Bellingham i afrohet shënimit të golit

1 muaj më parë / 1 kor 2026 18:32
Bellingham i afrohet shënimit të golit

Një gjuajtje e përkryer e Jude Bellinghamit pas gjysmë ore lojë, është pritur me shumë mund nga portieri i Kongos, Lionel Mpasi-Nzau. 

Mpasi-Nzau nuk e lejoi mesfushorin e Real Madridit që t’i barazojë shifrat. 

Kongo vazhdon të jetë në epërsi 1:0.

Befasi në Atlanta, RD Kongo shokon Anglinë

1 muaj më parë / 1 kor 2026 18:07
Befasi në Atlanta, RD Kongo shokon Anglinë

Kongo ka shënuar gol ndaj Anglisë dhe ka shkaktuar befasi që në nisje të ndeshjes. 

Në minutën e shtatë të ndeshjes gol shënoi mesfushori Brian Cipenga.

Tri ndryshime në formacion tek Anglia për duelin ndaj Kongos

1 muaj më parë / 1 kor 2026 17:08
Anglia

Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka bërë tri ndryshime tek Anglia për ndeshjen ndaj Kongos, që i takon 1/16 së finales së Kupës së Botës dhe nis në orën 18:00, në “Atlanta Stadium”. 

Në ndeshjen e kaluar, Anglia fitoi 2:0 ndaj Panamasë. 

Për ndeshjen ndaj Kongos në formacion janë kthyer Djed Spence, Declan Rice dhe Noni Madueke. 
Jarrell Quansah është i lënduar, ndërsa Morgan Rogers dhe Bukayo Saka, janë në bankën rezervë.

Formacioni i Anglisë: 

Pickford, Spence, Konsa, Guehi, O’Reilly, Anderson, Madueke, Bellingham, Rashford, Kane

Ndërkohë, përzgjedhësi Sebastian Desabre e ka bërë një ndryshim në formacion te përfaqësuesja e Kongos, nga formacioni titulluar ndaj Uzbekistanit. 

Ngal’ayel Mukau është titullar në vend të Cedric Bakambus.

Formacioni i Kongos: 

Mpasi, Masuaku, Tuanzebe, Mbemba, Wan-Bissaka, Sadiki, Moutoussamy, Mukau, Cipenga, Wissa, Mbuku