Sulmuesi spanjoll, Nico Williams, është diagnostikuar me dëmtim të lehtë të hamstringut dhe pritet të jetë gati për Kupën e Botës në futboll.
Williams iu nënshtrua testeve të hënën, një ditë pasi u zëvendësua në pjesën e parë në humbjen 1:0 të Athletic Bilbaos nga Valencia.
Edhe mesfushori i Athletic Bilbaos, Oihan Sancet, u diagnostikua me lëndim të lehtë të hamstringut. Sancet po ashtu pritet të jetë pjesë e Spanjës në Botëror. 21-vjeçari u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur të dielën.
Dy lojtarët nuk pritet të luajnë në tri xhirot e fundit të La Ligas, por do të jenë gati për Botërorin që fillon pas një muaji.