Nico Williams është plotësisht i gatshëm për lojë.
Ai mund të paraqitet pa ndonjë problem në fushë, ka bërë të ditur shefi i stafit mjekësor të Athletic Bilbaos, Josean Lekue.
“Tani ai është plotësisht i gatshëm”, ka thënë Lekue. “Situata e tij tani është normale. Gjendja fizike është e mirë, ai është i shëndetshëm dhe i gatshëm për lojë”.
Futbollisti i Athletic Bilbaos është përballur me lëndime dhe ka luajtur pak minuta në këtë Kupë të Botës për Spanjën.
Ndaj Austrisë dhe Portugalisë mbeti në stol, kurse kundër Belgjikës në çerekfinale u paraqit 11 minutat e fundit.
Por Williams ndihet mirë dhe i gatshëm për ta kompletuar ndeshjen gjysmëfinale me Francën.