Përfaqësuesja e Republikës Demokratike të Kongos ka anuluar kampion treditor përgatitor për Kupën e Botës për shkak të shpërtimit të Ebolës.
Përgatitjet për Botërorin në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Kongo do t’i kryejë në ndonjë vend tjetër.
Kongo ka planifikuar të luajë ndeshje miqësore para Kupës së Botës kundër Danimarkës në Belgjikë më 3 qershor dhe ndaj Kilit në Spanjë më 9 qershor.
Të gjithë lojtarët e Kongos dhe trajneri francez i ekipit, Sebastien Desabre, ndodhen jashtë vendit të Afrikës Qendrore. Shumica e lojtarëve luajnë në Francë.
Disa anëtarë të stafit të ekipit që ndodhen në Kongo do të largohen shumë shpejtë.
Kongo është në Grupin K me Portugalinë, Kolumbinë dhe Uzbekistanin.
Artikuj të ngjashëm
-
Federata Kongoleze e Futbollit: Nuk ka arsye për shqetësim
-
Lojtarët e Kongos duhet të izolohen para Kupës së Botës
-
Punonjësit shëndetësorë në Kongo hyjnë në grevë mes shpërthimit të Ebolës
-
Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë
-
Trajneri i Kongos e merr vesh në konferencë për shtyp se i ka vdekur babai