Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndimet ia pamundësojnë Skocisë të luajë ndaj Norvegjisë

Skocia

Përfaqësuesja e Norvegjisë ka mbërritur në North Carolina, ku do të jetë kampi i saj përgatitor për Kupën e Botës.

Norvegjia kishte në plan të luante me Skocinë të hënën në miqësore, por kjo nuk do të ndodhë.

Skocezët janë tërhequr nga kjo ndeshje për shkak të lëndimeve, ka njoftuar zyrtari për media i Norvegjisë, Morten Morisbak Skjonsberg.

Norvegjia në Kupën e Botës luan fillimisht më 17 qershor ndaj Irakut. Senegali dhe Franca janë në të njëjtin grup.