Norvegjia do të përballet me Senegalin në Kupën e Botës 2026, pas një nisjeje të shkëlqyer falë shkëlqimit të Erling Haalandit që shënoi dy gola në fitoren 4:1 ndaj Irakut.
Ndeshja ndërmjet Norvegjisë dhe Senegalit luhet në orën 02:00 të mëngjesit të së martës, sipas kohës në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDueli luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersy.Norvegjia, e cila u kualifikua në Botëror pas 28 vjetësh, është në seri prej 11 fitoresh rresht, ndërsa Senegali u mposht nga Franca 3:1 në ndeshjen e parë të grupit që konsiderohet më i vështiri i turneut.
Norvegjia e Senegali janë përballur 20 vjet më parë.
Miqësoren e luajtur në vitin 2006, Senegali e fitoi 2:1.
Por senegalezët i pret ndeshje e vështirë kundër norvegjezëve të udhëhequr në sulm nga Haaland.