Federata Kongoleze e Futbollit ka thyer heshtjen të hënën, dy ditë pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi se ekipi përfaqësues kongolez duhet të izolohet për shkak të virusit “Ebola”, në mënyrë që të marrë pjesë në Kupën e Botës.
“Të gjithë lojtarët e përzgjedhur, si dhe pjesa më e madhe stafit të trajnerëve, jetojnë dhe stërviten në Evropë. Prandaj, nuk ka arsye për shqetësim në lidhje me kontaminimin e mundshëm”, sqaroi Federata Kongoleze e Futbollit të hënën.
Kongo do të luajë në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1974. Kongo është në Grupin K dhe do të ballafaqohen më 17 qershor me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Më 24 qershor përballet me Kolumbinë, derisa më 28 qershor luan ndaj Uzbekistanit.