Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Kongos duhet të izolohen para Kupës së Botës

kongo

Futbollistët e Republikës Demokratike të Kongos duhet të izolohen për 21 ditë për ta fituar të drejtën të hyjnë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës për shkak të virusit Ebola. 

Kongo është duke stërvitur në Belgjikë pasi kampi stërvitor në Kinshasa u anulua. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori ekzekutiv i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës, Andreë Giuliani, ka thënë se skuadra duhet të “izolohet” në Belgjikë. 

“Ata duhet të izolohen ose do të rrezikojnë që të mos hyjnë në SHBA. Jemi të qartë për këtë”, ka thënë Giuliani për ESPN, shkruan BBC të shtunën. 

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes në SHBA ua ka ndaluar hyrjen shtetasve jo-amerikanë që kanë qenë në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë apo në Sudanin Jugor në 21 ditët e kaluara. 

Të premten, rreziku i shëndetit publik nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos u shënua nga “i lartë” në “shumë i lartë”, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

Republika Demokratike e Kongos luan miqësore me Danimarkën më 3 qershor në Belgjikë dhe ndaj Kilit më 9 qershor në Spanjë. 

Republika Demokratike e Kongos e nis Botërorin me Portugalinë më 17 qershor.