Dy herë fituesi i Kupës së Botës, Uruguai, do të luajë me kujdes ndaj Kepit të Gjelbër në Miami, në natën mes të shtunës dhe së dielës.
Kepi i Gjelbër në ndeshjen e parë të Grupit H shkaktoi njërën prej befasive më të mëdha. E ndali në barazim pa gola Spanjën, kampionen në fuqi të Evropës.
Edhe Uruguai barazoi 1:1 me Arabinë Saudite dhe grupi është krejtësisht i hapur.
Me fitore, përfaqësueset bëjnë hap para drejt avancimit në fazën nokaut. Humbja ua zbeh gjasat.
Uruguai, megjithatë, mbetet favorit për ta fituar ndeshjen. Kjo përfaqësuese nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit të Botërorit ndaj shteteve afrikane. I ka katër fitore e një barazim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kepi i Gjelbër me tjetër rezultat të shkëlqyer, barazon me Uruguain
-
Kepi i Gjelbër, përfaqësuesja që nuk u mposht gjatë 90 minutave nga dy finalistet
-
Kepi i Gjelbër shkruan histori
-
Spanja synon ta mposhtë Uruguain për ta fituar grupin
-
Kepi Gjelbër po shkruan një nga kapitujt më mbresëlënës të Kupës së Botës