Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kepi i Gjelbër, përfaqësuesja që nuk u mposht gjatë 90 minutave nga dy finalistet

Kepi i gjelber

Kepi i Gjelbër ishte befasia më e madhe e Kupës së Botës që përfundon sonte. Ndër të tjera kjo përfaqësuese afrikane mund të mburret që nuk është mposhtur gjatë kohës së rregullt as nga Spanja e as nga Argjentina, finalistet e Botërorit.

Në xhiron e parë të fazës grupore, Spanja e Kepi i Gjelbër luajtën pa gola. Ajo ndeshje ishte zhvilluar që më 15 qershor në Atlanta.

Në raundin e parë nokaut, Kepi i Gjelbër dhe Argjetina barazuan 1:1 në kohën e rregullt. Vetëm pas vazhdimeve, Argjentina fitoi 3:2.

“Asnjëherë mos të harrohen heronjtë e vërtetë të këtij Botërori”, ka shkruar “The Sun”.