Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kartoni i kuq i Balogunit krahasohet me situatën e Messit

Folarin Balogun & Lionel Messi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës avancuan në një të tetën e finales të Kupës së Botës pas fitores 2:0 kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Por fitorja e amerikanëve kishte një çmim.

Ylli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogun, nuk do të paraqitet kundër Belgjikës në një të tetën e finales të Botërorit.

Pasi realizoi golin, Balogun u përjashtua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje nga prapa, e ngjashme me atë të Lionel Messit. Po superylli Messi nuk u përjashtua. Madje, nuk ishte ndëshkuar as me karton të verdhë kur pengoi nga prapa një futbollist të Algjerisë, në ndeshjen hapëse të Grupit J.

Ish-qendërmbrojtësi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Lalas, tha se ndërhyrja e Balogunit ishte e ngjashme me atë të Messit në ndeshjen ndaj Algjerisë. “Duhet thënë se nëse emri i tij do të ishte Messi, siç e kemi parë më parë në turne, ai do të ishte ende në fushë”, tha Lalas.

Edhe Tjetër zhvillim kundërthënës për rastin Balogun Botërori 2026 Tjetër zhvillim kundërthënës për rastin Balogun

Edhe përzgjedhësi, Maurizio Pochettino, nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, duke insistuar se Balogun nuk kishte ndërmend të lëndonte kundërshtarin e tij.

“Për mua? Nuk është kurrë karton i kuq, nuk kishte qëllim për të shkelur lojtarin. Ishte një veprim normal në futboll që ndodhi aksidentalisht”, tha trajneri argjentinas i SHBA-së.