Përgatitjet e Japonisë për Botëror janë goditur nga largimi i vonshëm i kapitenit Wataru Endo. Largimi i tij është konfirmuar të enjten, vetëm tri ditë para ndeshjes ndaj Holandës. Mesfushori i Liverpoolit ka njoftuar menjëherë për përfundim të karrierës ndërkombëtare, në moshën 33-vjeçare.
Endo ka vuajtur me një lëndim të shputës që nga muaji shkurt. Ka pasur shpresë që ai të ketë sanuar lëndimin dhe për këtë u përzgjodh në ekipin e Japonisë.
Endo është zëvendësuar tashmë me sulmuesin e Borussia Monchengladbachut, Shuto Machino. Nuk është në fakt zëvendësim kokë më kokë.
Endo i jep fund karrierës ndërkombëtare me 73 ndeshje dhe katër gola për Japoninë. Ai ka debutuar në vitin 2015. Ishte kapiten që nga Botërori i kaluar në Katar.